Adnan Azizi ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Në reagimin e tij, Azizi e akuzon Ahmetin për, siç shprehet ai, sjellje të ndryshme në fushatë dhe në pushtet.

“Nga keksat e ‘buza me tamël’, te takimet tet-a-tet. Kështu kur nuk ke guxim të flasësh në tryezë të burrave, por kërkon takime ‘private’, si gjithmonë, për t’iu vardisur pushtetit në kurriz të interesave të shqiptarëve”, ka shkruar Azizi.
Statusi i Azizit ka ngjallur reagime dhe komente të shumta në opinionin publik.
