Më 23.01.2026, rreth orës 14:00, në bulevardin “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup ndaluan një automjet pasagjerësh të tipit “Passat”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.B. (31) nga Kumanova.
Gjatë kontrollit të automjetit, në hapësirën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan më shumë se pesë kilogramë marihuanë.
