Bashkëpunim për ruajtjen dhe promovimin e Malit Sharr: Takim institucional mes Parkut Nacional dhe Shoqatës “Renesansa”

Drejtori i Parkut Nacional, Evzal Elmazi, priti sot kryetarin e Shoqatës “Renesansa”, z. Berat Azizi, dhe bashkëpunëtorin e tij, z. Rufat Imeri, në një takim për forcimin e bashkëpunimit institucional.

Gjatë bisedimeve u theksua rëndësia e partneritetit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë natyrore të Malit Sharr dhe vlerave shoqërore, si dhe gatishmëria për një bashkëpunim afatgjatë në shërbim të komunitetit dhe natyrës.