Bilall Kasami: Nis asfaltimi i rrugës 141, investim i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës

Me përmirësimin e kushteve atmosferike, kanë rifilluar punimet në terren, ndërsa ka nisur asfaltimi i rrugës 141, një investim i rëndësishëm që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.

Projekti pritet të lehtësojë qarkullimin, të rrisë sigurinë në trafik dhe të krijojë kushte më të mira për banorët e zonës. Punimet po zhvillohen sipas planit dhe përfaqësojnë një hap konkret drejt modernizimit të rrjetit rrugor.

Autoritetet theksojnë se premtimet e dhëna po shndërrohen në punë konkrete në terren, duke dëshmuar përkushtimin për zhvillim dhe investime të vazhdueshme në infrastrukturë.