Bilall Kasami pret në Tetovë Ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoj

Në Komunën e Tetovës është zhvilluar sot një takim mes kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe Ambasadorit të Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Fatih Ulusoj, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushat e arsimit, kulturës dhe projekteve që lidhin komunitetet.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë për realizimin e projekteve të përbashkëta që do të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe zhvillimin lokal.

Pas takimit, kryetari Kasami dhe Ambasadori Ulusoj vizituan SHFK “Istikball”, ku funksionon paralelja me mësim në gjuhën turke. Gjatë vizitës u vlerësua përkushtimi i nxënësve dhe mësuesve për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe kulturës turke në Tetovë.

Nga Komuna e Tetovës u theksua se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet prioritet, ndërsa takime të tilla forcojnë lidhjet dhe krijojnë mundësi të reja për brezin e ri të qytetit.