Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot zhvilloi një takim konstruktiv me ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andràs Klein. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Tetovës dhe institucioneve hungareze, me fokus në zhvillimin lokal, arsimin dhe shkëmbimin kulturor.

Të dy palët shprehën gatishmëri për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe avancimin e projekteve të përbashkëta që do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e Tetovës. Kryetari Kasami shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe interesimin e treguar nga pala hungareze për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
