Florentino Pérez admiron Raphinhan, braziliani shkëlqen sërish në fushë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për yllin e Barcelonës, Raphinha. Sipas mediave, Pérez e konsideron brazilianin si futbollistin e tij të preferuar te Barça, madje para emrave si Lamine Yamal apo Pedri.

Raphinha e justifikoi edhe një herë këtë vlerësim në finalen e Superkupës së Spanjës në Xhedah, ku realizoi dy gola vendimtarë dhe i siguroi Barcelonës trofeun ndaj rivalit të përjetshëm, Real Madridit.