Isen Shabani zyrtarisht në krye të Komunës së Vrapçishtit

Isen Shabani ka marrë zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Vrapçishtit. Me këtë rast, ai lexoi deklaratën solemne, duke u zotuar se funksionin e tij do ta ushtrojë me ndershmëri, përgjegjësi dhe në shërbim të qytetarëve.

Gjatë fjalimit të tij, Shabani u ndal edhe te çështja e listave zgjedhore, duke theksuar se problematika e censusit ka qenë e pranishme edhe në zgjedhjet e mbajtura më 19 tetor. Sipas tij, në listat zgjedhore vazhdojnë të figurojnë rreth 6 mijë persona që nuk janë më gjallë.

Ai bëri të ditur se Komuna e Vrapçishtit do t’u drejtohet institucioneve kompetente, me qëllim që në proceset e ardhshme zgjedhore të shmangen parregullsi të tilla dhe të sigurohet një proces më i drejtë dhe transparent.