Komuna e Çairit bashkëpunon me organizatën humanitare “Kalliri i Mirësisë”

ÇAIR – Komuna e Çairit vijon të mbështesë iniciativat humanitare dhe solidaritetin qytetar. Sot, kryetari Izet Mexhiti takoi udhëheqësit e organizatës humanitare “Kalliri i Mirësisë” nga Shkupi.

Gjatë takimit, u diskutua për ndihmën që organizata ofron për familjet në nevojë dhe rëndësinë e bashkëpunimit institucional për t’u siguruar që solidariteti të shndërrohet në veprim konkret për qytetarët më të ndjeshëm.

Izet Mexhiti theksoi se Komuna e Çairit mbetet e hapur për çdo iniciativë që promovon humanitetin dhe përgjegjësinë shoqërore, duke nënvizuar se kujdesi për njerëzit është një nga prioritetet kryesore të komunës.