Komuna e Tetovës apel për kompletimin e dokumenteve për legalizim deri më 3 mars

Komuna e Tetovës u bën apel qytetarëve që kanë dorëzuar kërkesë për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje në periudhën 2011–2018, që të kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm deri më 3 mars 2026, afat ky ligjor dhe përfundimtar.

Nga komuna bëjnë të ditur se kjo është mundësia e fundit për të gjithë qytetarët, procedurat e të cilëve janë ndërprerë më herët për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Ligji për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje vlen deri më 03.03.2026, ndërsa të gjithë të interesuarit ftohen të drejtohen në Komunën e Tetovës për t’u informuar mbi statusin e kërkesës së tyre dhe për të vazhduar procedurat e mëtejshme.