Kinematografia vendore shumë shpejt do të pasurohet me një projekt të ri dhe tejet emocional. Filmi “AGREEMENT For the Sake of Our Son”, me regji të Senad Abdulit, pritet të vijë së shpejti para publikut, duke sjellë një histori të fuqishme familjare që prek tema të ndjeshme dhe universale.

Ky film, i realizuar nga vendi ynë me një kast aktorësh vendorë, premton emocione të forta, dilema njerëzore dhe momente që do të mbeten gjatë në mendjen e shikuesit. Një rrëfim i thellë për sakrificën, dashurinë dhe vendimet e vështira që merren “për hir të fëmijës”.
“AGREEMENT” nuk është vetëm një film është një përjetim.
Publiku tashmë është në pritje, ndërsa njoftimi “Coming Soon” lë të kuptohet se diçka shumë e bukur dhe e veçantë po vjen./Eksperienca.info
