Pas surprizës në BBVK dhe performancës për Benitën, Endri njofton publikimin e këngës së re

Këngëtari Endri mbrëmjen e kaluar ishte pjesë e shtëpisë së BBVK-së, ku realizoi një vizitë të papritur për Benita Zenën, ish-partneren e tij me të cilën ka ndarë një lidhje disavjeçare.

Momenti u shndërrua në shumë emocional kur Endri i këndoi asaj një këngë të veçantë, duke e prekur thellë Benitën dhe banorët e tjerë të shtëpisë.

Pas kësaj paraqitjeje, Endri ka ndarë lajmin e shumëpritur për fansat, duke bërë të ditur se kënga me titull “Pa ty” do të publikohet të mërkurën. Ai ka publikuar gjithashtu në Instagram disa pamje ekskluzive nga videoklipi i këngës.

https://www.instagram.com/reel/DTniV0IiJc1/?igsh=d3QzMGZjc2hwdm0w