Safe City” në rend dite: Deputetët marrin vendim sot

Kuvendi sot do të vazhdojë seancën e 76-të, në rend të ditës së së cilës është votimi i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtuar. Ky është ligji i fundit i nevojshëm që nga 1 shkurti të nisë zbatimi i sistemit për regjistrim dhe sanksionim automatik të kundërvajtjeve në trafik “Safe City”.

Mbështetja me shumicë prej dy të tretash tashmë është siguruar në takimin e liderëve të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa LSDM-ja ka paralajmëruar se nuk do ta mbështesë ligjin për shkak të shqetësimeve lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale.

Nga ana tjetër, Fronti Evropian ka bërë të ditur se do ta votojë ligjin, duke paralajmëruar se në të ardhmen mund të propozojë ndryshime shtesë. Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se gjatë fazës testuese të sistemit janë shpëtuar nëntë jetë njerëzish.

Sistemi “Safe City” parashikon sanksionim automatik për shkelje si tejkalimi i shpejtësisë, kalimi në dritë të kuqe dhe parkimi i parregullt, ndërsa gjobat do të dërgohen përmes SMS-it dhe e-mailit, me mundësi pagese elektronike.