S’kemi asgjë të përbashkët me BDI-në” – Taravari reagon ashpër

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka refuzuar thirrjen e BDI-së për t’iu bashkangjitur partisë, duke theksuar se mes tyre nuk ka asgjë të përbashkët, raporton TV21.

Sipas Taravarit, dallimet janë ideologjike, pasi BDI-ja është parti e majtë, ndërsa ASH-ja e djathtë. Megjithatë, ai tha se bashkëpunimi me BDI-në duhet të vazhdojë deri në hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.