Tetovë :Reshjet e borës, ekipet në terren për pastrimin e rrugëve

Si pasojë e reshjeve të borës, ekipet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve janë angazhuar në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të siguruar qarkullim normal në akset rrugore. Nga institucionet përgjegjëse bëhet apel deri te qytetarët që gjatë vozitjes të tregojnë kujdes të shtuar, të kenë pajisje dimërore dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e sigurisë së përgjithshme.