MPB shpalli urdhër ndërkombëtar për arrestimin e 18-vjeçarit që më 9 janar, me automjetin “Volkswagen Passat” përplasi një grua në Kapishtec, u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arratis nga Maqedonia e Veriut.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për Sait Saitov nga Shkupi.
“Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) shpalli urdhër-arrest ndërkombëtar për Sait Saitov (18) nga Shkupi, i biri i Bertit dhe i nënës Ganimete nga Shkupi. Personi kërkohet me urdhër qendror dhe ndërkombëtar, sipas kërkesës së Prokurorisë Publike të Shkupit, për vepër penale sipas nenit 300 të Kodit Penal”, njofton MPB.
