Sot, hapësirat e Nuro Kompani u bënë skenë e një vizite të veçantë nga një nga figurat më të njohura të biznesit shqiptar, z. Nazif Destani. Mysafiri i nderuar pat mundësinë të shikojë nga afër proceset e fabrikës dhe të diskutojë për perspektivat e bashkëpunimeve të ardhshme.
Përfaqësuesit e Nuro Kompani shprehën mirënjohjen e tyre për këtë takim dhe theksuan rëndësinë e forcimit të lidhjeve me liderët kryesorë të biznesit në rajon. Ky vizitë tregon përkushtimin e kompanisë ndaj inovacionit, cilësisë dhe zhvillimit të vazhdueshëm.
Takimi me z. Destani nuk është vetëm një moment simbolik, por një hap konkret drejt perspektivave të reja dhe projekteve të përbashkëta që mund të sjellin përfitime për të gjithë komunitetin e biznesit.

