ëvendësdrejtori i Doganave në Maqedoninë e Veriut, Mustafa Dauti, së bashku me kryeparlamentarin Afrim Gashi, morën pjesë në Konferencën Ekonomike/B2B në Stamboll, e organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare – Turqi.


Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë dhe biznesorë nga Maqedonia e Veriut dhe Turqia, duke ofruar një platformë të rëndësishme për takime B2B, shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Gjatë konferencës u theksua rëndësia e ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit, nxitjes së investimeve dhe zgjerimit të lidhjeve ekonomike në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Ngjarje të tilla vlerësohen si thelbësore për përmirësimin e klimës së biznesit dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të lartë institucionalë në këtë konferencë nënvizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe institucionale ndërmjet vendeve të rajonit dhe më gjerë.
