Anëtarësimi në BE në pikëpyetje: gjysma e qytetarëve mund të marrin pasaporta bullgare

Çështja e BE-së nuk është më çështje e politikës së zakonshme, e qeverisë apo e opozitës, është çështje e së ardhmes së shtetit, e popullit, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Filipçe në “RTVM” paralajmëroi se ngecja në integrimin evropian përbën një rrezik serioz për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve të tij.

“Kjo është e ardhmja e njerëzve që mund të jenë zhdukur nesër, pas një dekade a më shumë. Gjysma e maqedonasve do të marrin pasaporta bullgare, do të emigrojnë, do të përdorin përfitimet e Bashkimit Evropian. Ne jemi edhe tani më pak se një milion e gjysmë njerëz këtu që kanë mbetur për të jetuar në shtet. Kjo është një çështje serioze. Çështja e BE-së nuk është më çështje e politikës së zakonshme, e qeverisë apo e opozitës, është çështje e së ardhmes së shtetit”, tha Filipçe