Disfata e Arsenal brenda në shtëpi ka bërë me krah Man.City, me “qytetarët” që në mënyrë befasuese bëhen zot të fatit të tyre. 6 javë përpara fundit, ekipi i Pep Guardiola-s e sheh veten 6 pikë larg “topçinjve” kryesues, por me një ndeshje më pak. Man.City mjafton të fitojë 6 ndeshjet e fundit dhe mund të festojnë me trofeun në duar, por fati i titullit në Angli mund të vendoset që javën e ardhshme, me Man.City që pret Arsenal brenda në “Etihad”. Ekipi i Guardiola-s nuk shpërdoroi asistin e Bournemouth, me City që doli me tre pikë nga transferta përballë Chelsea-t pas suksesit të pastër 0-3.Në “Stamford Bridge” pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, por në historia ndryshoi totalisht në fraksionin e dytë ku O’Reilly me kokë brenda në zonë kaloi City në avantazh në minutën e 51-të. Gjashtë minuta më vonë, miqtë dyfishuan shifrat duke e bërë me të lehtë këtë transfertë. Për të mbyllur llogaritë me Chelsea-n mendoi Doku, me sulmuesin belg që përfitoi nga një gafë e prapavijës së bluve duke sigluar shifrat në 0-3. City menaxhoi me kujdes pjesën e mbetur të këtij takimi duke festuar me të drejtë për këtë 3 pikësh të artëPep Guardiola dukshëm në humor pas këtij suksesi nuk i kurseu batutat, por në të njëjtën kohë vlerësoi Arsenal, rivalin e tyre të radhës dhe rivalin kryesor në garën për titullin në Premier League: “Jam një gjeni, por përtej shkasë, nuk kemi bërë ndonjë ndryshim specifik këtë periudhë. Djemtë e kanë shumë të qartë se çfarë duhet të bëjnë, por duhet të kenë mentalitetin e duhur për të fituar këtë ndeshje. Arsenal? Ata janë skuadra më e mirë në Angli për momentin, e thonë edhe shifrat. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por do të përgatitemi mirë”, u shpreh Pep Guardiola
Lajmet e fundit
Ditë e natë për qytetarët Blerim Sejdiu në Merovë ndjek punimet!
Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, edhe gjatë vikendit ka qenë aktiv në terren, duke vizituar fshatin Merovë për të ndjekur nga afër punimet në ndërtimin e rrugës. Gjatë vizitës, ai është informuar për…
Protesta në Shkup: Arbër Ademi i BDI-së nuk lejohet në rreshtin e parë të studentëve
Sot në Shkup po zhvillohet një protestë e organizuar nga studentët, ku po diskutohet për çështje të arsimit dhe të drejtave të studentëve. Gjatë protestës, disa nga pjesëmarrësit nuk e lejuan Arbër Ademin nga BDI-ja…
Liverpooli e ka caktuar tanimë kapitenin e ardhshëm pas largimit të Van Dijk
Virgil Van Dijk pritet të largohet nga Liverpooli, në fund të sezonit ose më së largu në vitin 2027. Sipas The Guardian, Liverpool e sheh Dominik Szoboszlain si një figurë kyçe për të ardhmen e…
