Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, edhe gjatë vikendit ka qenë aktiv në terren, duke vizituar fshatin Merovë për të ndjekur nga afër punimet në ndërtimin e rrugës.
Gjatë vizitës, ai është informuar për ecurinë e punimeve, duke treguar përkushtim dhe interes të vazhdueshëm për realizimin e projekteve infrastrukturore.
Angazhimi i tij edhe në ditët e vikendit dëshmon për përkushtimin e pandalur në funksion të përmirësimit të kushteve dhe jetës së qytetarëve.


