James Rodriguez u shtrua në spital pas ndeshjeve me Kroacinë dhe Francën

Kapiteni i ekipit kombëtar të Kolumbisë, James Rodriguez, i cili ka luajtur ndeshjet miqësore kundër Kroacisë dhe Francës ditët e fundit, është shtruar në spital për shkak të dehidratimit, njoftoi të enjten Federata Kolumbiane e Futbollit.

Mesfushori 34-vjeçar u shtrua në një spital në Minesota të SHBA-ve, pasi u kthye nga një kamp stërvitor i ekipit atje.

“Një ditë pas ndeshjes kundër Francës, ai tregoi shenja të dehidrimit serioz që kërkuan shtrimin e tij në spital gjatë 72 orëve të fundit”, raportoi federata e vendit të Amerikës së Jugut.