Një sukses që sjell krenari dhe emocion! Isra Selimi nga fshati Pallçisht ka arritur të fitojë vendin e parë në garën prestigjioze “Međunarodno takmičenje malih pijanista Vranje”, duke përfaqësuar me dinjitet talentin dhe punën e saj në mesin e pjesëmarrësve ndërkombëtarë.
Në konkurrencën ku morën pjesë pianistë të rinj nga vende të ndryshme të rajonit, Isra u veçua me performancën e saj artistike, teknikën dhe interpretimin në piano, duke fituar vlerësimin maksimal të jurisë.
Ky rezultat është dëshmi se puna, përkushtimi dhe dashuria për muzikën japin fryte dhe se talentet nga vendi ynë mund të arrijnë suksese edhe përtej kufijve.
Urime Isrës për këtë arritje të madhe dhe suksese të pafundme në rrugën e saj muzikore!
