Përmes një poezie me mesazh të fortë social dhe politik, Dalinë Arifi ka shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes dhe mënyrës së trajtimit të qytetarëve në prag të zgjedhjeve.
Në brendinë e poezisë, autorja kritikon ndarjen e ndihmave financiare si mjet politik, duke theksuar se qytetarët nuk kanë nevojë për ndihma të përkohshme, por për rritje të standardit jetësor, paga më të mira, pensione më të larta dhe mundësi reale punësimi për të rinjtë pas diplomimit.
Po ashtu, në vargjet e saj përmendet shqetësimi për largimin nga profesioni i studentëve të diplomuar dhe vështirësitë ekonomike që, sipas autores, po përballojnë familjet.
Në fund të poezisë, Dalinë Arifi përcjell mesazhin se shteti duhet të ndërtohet mbi përgjegjësi, zhvillim dhe dinjitet qytetar, e jo mbi premtime zgjedhore apo ndarje shumatore në periudha elektorale.
