Muhamet Elmazi: investime konkrete për bujqësinë në Saraj

Në prani të Zëvendësministrit Albrim Hoxha, sot u inspektuan nga afër punimet në projektin për ndërtimin, rikonstruksionin dhe modernizimin e sistemit të ujitjes në aksin Shishovë  Gërçec  Krushopek.

Projekti përfshin një sipërfaqe prej rreth 125 hektarësh tokë bujqësore dhe synon rritjen e efikasitetit në shfrytëzimin e ujit nga lumi Treska, duke krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e aktivitetit bujqësor në këtë zonë.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, theksoi se realizimi i këtij projekti paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës ujitëse dhe mbështetjes konkrete për fermerët.

Sipas autoriteteve, angazhimet do të vijojnë edhe në periudhën në vijim me projekte të reja, të orientuara drejt rritjes së prodhimtarisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit bujqësor.