Dominim total: KK “Shkëndija” nga Tetova shpallet kampione e Maqedonisë në karate

Klubi tetovar lë pas të gjithë rivalët në Kampionatin Shtetëror dhe zë vendin e parë në plasmanin e përgjithshëm

Tetovë, 20 Prill 2026 – Klubi i Karatesë “Shkëndija” nga Tetova ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm ditën e djeshme , duke dominuar plotësisht Kampionatin Shtetëror të Karatesë.

Me paraqitje mbresëlënëse në të gjitha kategoritë, karateistët e “Shkëndijës” arritën të grumbullojnë më së shumti pikë, duke u plasuar në vendin e parë në plasmanin e përgjithshëm dhe duke lënë pas të gjitha klubet e tjera nga vendi.

Ky triumf konfirmon edhe një herë punën serioze që bëhet në klubin tetovar dhe nivelin e lartë të sportistëve që garojnë nën ngjyrat kuq e zi.

Trajneri Vergin Murati, i cili drejton me përkushtim gjeneratat e reja të karateistëve, shprehu krenarinë për rezultatin: “Ky është fryt i stërvitjes, disiplinës dhe besës që kanë këta fëmijë. Faleminderit prindërve për mbështetjen.”

Urime të gjithë sportistëve të KK “Shkëndija” për këtë sukses të madh që nderon Tetovën dhe sportin shqiptar!