Tetovë – Një zhvillim i ri në institucionet lokale: Nehat Osmani ka bërë të ditur se ka marrë zyrtarisht detyrën si udhëheqës i Agjencionit për Punësim në Tetovë.
Në një njoftim publik, Osmani theksoi se këtë përgjegjësi do ta ushtrojë me përkushtim maksimal dhe në shërbim të qytetarëve, duke premtuar angazhim për përmirësimin e mundësive të punësimit në rajon.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, si dhe nga koalicioni VLEN.
Emërimi i tij pritet të ndikojë në politikat dhe qasjen ndaj tregut të punës në Tetovë, në një kohë kur sfidat e punësimit mbeten ndër prioritetet kryesore për qytetarët.
