Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është zhvilluar një takim me përfaqësues të Fondacionit Westminster për Demokraci, ku u diskutua për përfshirjen më të madhe të të rinjve në jetën institucionale.

Gjatë takimit u prezantua një analizë krahasuese mbi përfaqësimin e të rinjve në parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila shërbeu si bazë për diskutime mbi përmirësimin e politikave rinore dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje.
Po ashtu, u dakorduan edhe hapat e ardhshëm në kuadër të Klubit për Çështje dhe Politika Rinore, me synim forcimin e rolit të të rinjve në proceset demokratike.
Feride Haxhiu theksoi se angazhimi institucional do të vazhdojë me qëllim krijimin e më shumë mundësive dhe përfshirjes reale të të rinjve në jetën shoqërore dhe politike të vendit.
