Përfaqësuesja e lartë e VLEN-it, Kaltrina Zekolli Shaqiri në intervistën për A2 CNN ka folur edhe për protestën e studentëve sa i takon provimit të jurisprudencë në gjuhën shqipe, duke u shprehur se kërkesa është legjitime dhe se studentët shqiptarë kanë përkrahje të plotë.
“Unë vetë jam profesoreshë dhe përkrahjen e koalicionit VLEN ata e kanë të plotë. Nuk është një e drejtë që ua kemi marrë, është një situatë që e kemi trashëguar, 6 ministra shqiptarë nga BDI kanë shërbyer në Ministrinë e Drejtësisë të cilët më shumë se 23 vite nuk kanë bërë që këta studentë t’i nënshtrohen provimit në shqip. Ne kemi formuar një Grup ekspertësh ku shumë shpejt ky provim do të jepet në shqip, duke mos dashur ta politizojmë çështjen dhe fituar pikë politike”, ka thënë ajo.
Tha se janë duke punuar në zgjidhjen e problemit dhe se janë në koordinim dhe kontakt të vazhdueshëm me studentët.
“Duhet të punohet nga institucionet dhe zyrat tona, aty ku është çështja e vendimmarrjes”, ka thënë Zekolli Shaqiri.
Ajo tha se vërejtjet për mosrealizimin e Marrëveshjes së Ohrit, nuk duhet të adresohen tek ta, jemi siç tha, “duke dhënë maksimumin, që këto keqkuptime, mosrealizime të mundet sa më shpejtë t’i mënjanojmë dhe t’u dalim në mbrojtje juridike”.
