“Na falni që thamë të vërtetën shpërthen Orhan Ibrahimi!”

Sa “të paditur” paskemi qenë!
Na “falni” neve që për mbi 20 vjet kemi guxuar të themi se shqipja nuk është zyrtare në Maqedoni.
Tragjedia është se këtë “gabim” po vazhdojmë ta bëjmë edhe sot.
Një blasfemi e pafalshme.
Recidivistë të papërmirësuar!
Sepse, sipas kësaj logjike “të re”, ne “pa dije dhe pa dashje”, paskemi bërë e po bëjmë tradhti kombëtare. Nonstop. Pa ndalur.
Si të “çartur”, duke ua kthjellur mendjen Gligorovit, Brankos, Lupços, Gruevskit, Zaevit e, së fundmi, edhe Mickovskit, që shqipja nuk qenka zyrtare!
Sepse ata të sipërpërmendurit Zoti i ka falë “melaqe”!
Dhe tani, për ironi, na del se edhe Marrëveshjen e Ohrit mund ta zhbëjnë prej këtyre të “pagdhendurve”!
Na falni që po ju shqetësojmë dhe po jua prishim rehatinë juve, kultivuesve të bashkim-vëllazërimit.
Ju që e keni nga një “vëlla sllavo-maqedonas”, i cili është i madh në “dërzhavë”.