Zv/ministrja e Sportit Safije Sadiku në vizitë te kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiku, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Komunën e Tearcës, ku është pritur nga kryetari Daut Memishi.

Screenshot

Gjatë takimit, u diskutuan çështje që lidhen me zhvillimin e sportit në nivel lokal, përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e të rinjve përmes aktiviteteve sportive.

Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për krijimin e kushteve më të mira për sportistët dhe promovimin e sportit si pjesë e rëndësishme e jetës së komunitetit.