Dy nga qendrat më të mëdha tregtare në Sarajevë janë evakuuar dhe mbyllur përkohësisht sot, pas një alarmi për bomba të vendosura, njoftuan autoritetet policore.

Sipas policisë, masat e sigurisë janë ndërmarrë menjëherë pas raportimit të kërcënimit, ndërsa ekipet përkatëse kanë dalë në terren për kontrolle dhe verifikime.
Autoritetet theksuan se situata është nën mbikëqyrje dhe se hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar besueshmërinë e alarmit dhe burimin e tij.
