Ministrja Janeska theksoi se ekziston një pajtim i gjerë me komunitetin akademik lidhur me përgatitjen e ligjeve të reja, duke nënvizuar se procesi këtë herë është zhvilluar në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.
Ajo deklaroi se për më shumë se një vit e gjysmë janë zhvilluar diskutime të hapura me të gjitha palët e interesuara, përfshirë universitetet publike dhe private, institucionet shkencore si dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve.
“Ky nuk është një debat i sajuar, pasi nuk do të zgjaste kaq gjatë. Nuk kemi vepruar sipas modelit të vitit 2018, kur ligjet miratoheshin nga kabineti ministror”, u shpreh Janevska.
Sipas saj, praktikat e mëparshme kanë shkaktuar dëme serioze në arsimin e lartë dhe në shoqëri në përgjithësi, ndërsa tani synohet një qasje e re që bazohet në konsultim të gjerë dhe përfshirje të aktorëve relevantë.
Ministrja shtoi se procesi aktual synon të sigurojë reforma cilësore dhe të qëndrueshme në arsimin e lartë, duke reflektuar nevojat reale të sistemit arsimor dhe të shoqërisë.

