Panova “shpërthen” në Kuvend: Strategjia e qeverisë së kaluar e çoi vendin në qorrsokak me BE-në

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Eli Panova, ka hedhur akuza të forta në debatin parlamentar për integrimet evropiane, duke deklaruar se strategjia e qeverisë së mëparshme e ka futur shtetin në “qorrsokak” në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Sipas saj, qeveria aktuale po punon për të korrigjuar dëmet e trashëguara, duke vazhduar me agjendën reformuese dhe duke kërkuar zgjidhje për kontestin me Bullgarinë. Panova theksoi se çështjet dypalëshe nuk duhet të mbeten pengesë për integrimin evropian.

Ajo u bëri thirrje edhe forcave opozitare të mbështesin këtë proces, duke paralajmëruar se pa unitet politik, rruga drejt BE-së do të mbetet e vështirë. Deklarata e saj ka nxitur reagime në Kuvend, pasi vjen në një moment të ndjeshëm për procesin eurointegrues të vendit.