Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka pritur sot në takim Ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, me të cilin ka zhvilluar një vizitë në disa prej kompanive të suksesshme në komunë.

Gjatë vizitës, ata qëndruan në kompani si Kipper, Liberta dhe Luli Efendi, të cilat konsiderohen liderë në tregun vendas dhe kontribuues të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik lokal.
Sipas Sejdiut, vizita kishte për qëllim njohjen nga afër me punën, përkushtimin dhe kontributin e këtyre bizneseve, si dhe forcimin e bashkëpunimit institucional për mbështetjen e sektorit privat.
Ai theksoi se takime të tilla janë dëshmi e përkushtimit të përbashkët për të krijuar kushte më të mira për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës në komunën e Zhelinës.
“Vazhdojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”, ka porositur Sejdiu.
