Erzen Elezi po modernizon kardiologjinë në Tetovë, investimet që po ndryshojnë shërbimin shëndetësor

Spitali Klinik i Tetovës po vazhdon me investime konkrete në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, ndërsa transferimi i plotë i repartit të Kardiologjisë në hapësira të reja dhe moderne shënon një avancim të rëndësishëm për pacientët e Tetovës dhe Rajonit të Pollogut.

Reparti i Kardiologjisë, i cili më herët funksiononte në objektin e vjetër të Internistikës, tashmë është vendosur në të njëjtin objekt ku realizohen intervenimet dhe procedurat kardiologjike. Ky organizim i ri shmang lëvizjet e panevojshme të pacientëve brenda spitalit dhe rrit efikasitetin e trajtimit.

Paralelisht, reparti është pajisur edhe me aparaturë të re mjekësore, përfshirë EKG moderne, ndërsa stafi mbetet në gatishmëri të plotë për të ofruar kujdes maksimal për pacientët.

Nën udhëheqjen e drejtorit Dr. spec. Erzen Elezi, Spitali Klinik i Tetovës po vazhdon të ngrejë standardet shëndetësore dhe të ndërtojë një shërbim më dinjitoz për çdo qytetar.