Ish-deputeti Bekim Fazliu ka reaguar me një sërë kritikash ndaj ish-qeverive dhe drejtuesve institucionalë, duke ngritur çështje të ndryshme që sipas tij kanë mbetur të pazgjidhura për vite me radhë.

Në deklaratën e tij, Fazliu përmend zyrtarizimin e gjuhës shqipe, projektin e Korridorit 8, përfundimin e autostradës Shkup–Bllacë, si dhe çështjen e dhënies së Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se pavarësisht pjesëmarrjes së shqiptarëve në qeveri ndër vite, këto procese nuk janë realizuar plotësisht.
Në fund, ai ironizoi drejtpërdrejt me rastin e 7 mijë eurove për mish, duke thënë: “Çka janë 7 mijë euro për merakli të mishit, mos e bëni të madhe”, një thumbim që u interpretua si kritikë ndaj prioriteteve dhe mënyrës së menaxhimit në të kaluarën.
