Kreu i Bilall Kasami ka përgëzuar studentët për protestën e sotme, duke e cilësuar atë si një akt dinjitoz dhe me vetëdije të lartë qytetare.
Ai theksoi se kërkesat e studentëve janë të drejta dhe premtoi se do të ndërmerren hapa konkretë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Sipas tij, për herë të parë që nga pavarësia e shtetit, Provimi i Jurisprudencës do të organizohet edhe në gjuhën shqipe.
Kasami gjithashtu kritikoi ashpër përpjekjet e ish-pushtetit për t’u përfshirë në këtë kauzë studentore, duke theksuar se këto tentativa dështuan dhe se qytetarët i njohin mirë veprimet e tyre. Në fund, ai shtoi se kauza e studentëve është e pastër dhe se duhet të mbetet e tillë, pa ndikime politike që synojnë përfitime personale.
