Adnan Azizi: Studentët janë zëri i ndryshimit, jo i hipokrizisë

Sa shumë e kemi pritur ta dëgjojmë zërin e studentëve. Ata janë zëri i të vërtetës, i shpresës dhe i ndryshimit.

Sot, studentët protestuan për një të drejtë të mohuar me dekada, si pasojë e dështimit të BDI-së një çështje që VLEN do ta zgjidhë shumë shpejt.

Edhe pse ne kemi dhënë zotimin për zgjidhje, protesta e tyre nuk është pengesë. Përkundrazi, është forcë. Sa herë i shoh të organizuar, më bëhet zemra mal. Kjo na kujton kohët kur studentët bartnin mbi supe procese të mëdha për dijen dhe dinjitetin.

Ndërkohë, ata që për 22 vite e lanë këtë problem pa zgjidhje, sot tentuan të përfitojnë politikisht në emër të studentëve. Por studentët folën qartë: nuk ka vend për hipokrizi. Reagimi i tyre e tregoi vendin e secilit.

Ata që shkatërruan arsimin dhe devalvuan universitetet duhet të turpërohen, e jo të dalin në ballë të protestave.

Ne kemi qenë gjithmonë me studentët: dje, sot dhe nesër.