Pas shumë mundi, sakrifice dhe përkushtimi, nesër (e premte, 24 prill), te Fish House Delfin do të bëhet hapja e Dino Park (Zoo Luna Park), një hapësirë e re argëtuese dedikuar fëmijëve dhe familjeve.

Nga organizatorët bëjnë të ditur se ky projekt, që dikur ishte vetëm një dëshirë e fëmijëve, tashmë po bëhet realitet, duke sjellë një ambient të mbushur me buzëqeshje, surpriza dhe momente të paharrueshme për më të vegjlit.
Dino Park pritet të ofrojë një eksperiencë unike argëtimi dhe rekreacioni, ndërsa vizitorët janë ftuar të marrin pjesë në hapjen zyrtare dhe të bëhen pjesë e kësaj atmosfere festive.
Organizatorët kanë shprehur gatishmërinë për t’i mirëpritur të gjithë me zemër të hapur në këtë destinacion të ri për familjet.
