Nesër përurohet rruga në Merovë, të pranishëm Blerim Sejdiu dhe Kaltrina Zekolli

Komuna e Zhelinës njofton se nesër, më 28 prill 2026 (e martë), me fillim në ora 11:30, do të bëhet përurimi i rrugës së re në fshatin Merovë.

Ky projekt infrastrukturor është realizuar në kuadër të investimeve komunale për përmirësimin e rrjetit rrugor, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për banorët e zonës.

Në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, si dhe zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli.