Albi Qamili: BDI mund të dalë në protestë edhe para selisë së saj për poena politikë

Albi Qamili në emisionin “Click Plus” në TV21 ka deklaruar se, pas humbjes së pushtetit, nuk është aspak e çuditshme që BDI mund të dalë në protesta, madje edhe para selisë së saj në Reçicë, me qëllim përfitimi të poenave politikë.

Sipas tij, zhvillime të tilla mund të shihen si pjesë e kalkulimeve politike dhe reagimeve pas ndryshimeve në pushtet, duke i konsideruar si strategji për të rritur ndikimin politik në opinionin publik.