Mesazhi i Gurbetçarit për Tetovën: Mos ua falni 20 vitet e tradhtisë!

Një qytetar nga mërgata ka publikuar një mesazh drejtuar qytetarëve të Tetovës, ku shpreh kritika të ashpra ndaj drejtuesve të mëparshëm të komunës dhe u bën thirrje tetovarëve të mos mbështesin, sipas tij, protesta me prapavijë politike.

Në reagimin e tij, ai akuzon ish-pushtetin për keqmenaxhim gjatë dy dekadave të fundit, duke përmendur ndërtimet pa leje, borxhet e komunës dhe dëmet që, sipas tij, i janë shkaktuar Tetovës.

“Gjatë 20 viteve të fundit Tetova është dëmtuar më shumë se kurrë. Ata që sot paraqiten si mbrojtës të qytetit duhet të japin llogari për periudhën kur ishin në pushtet”, thuhet në mesazh.

Autori i reagimit, i cili prezantohet si gurbetçar, u bën thirrje tetovarëve të mos harrojnë të kaluarën politike dhe të marrin vendime sipas bindjes së tyre, duke theksuar se e ardhmja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duhet të ndërtohet mbi përgjegjësi dhe llogaridhënie.

Në përfundim të mesazhit, ai thekson se vendimi përfundimtar u takon qytetarëve, të cilët, sipas tij, duhet të votojnë me ndërgjegje dhe duke pasur parasysh interesin e përgjithshëm.

0 Reviews

Write a Review