Një reagim i fortë dhe me tone ironike është publikuar në rrjetet sociale nga Imerlije Saliu, duke vënë në shënjestër Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) për mënyrën e qeverisjes gjatë viteve të fundit.

Në postimin e saj në Facebook, Saliu shprehet se është “e dhimbshme” që pas më shumë se dy dekadash në pushtet, përfaqësuesit e BDI-së vetëm tani po fillojnë të kuptojnë problemet reale me të cilat përballen qytetarët shqiptarë.
Ajo përdor një gjuhë ironike, duke theksuar se gjatë kohës në qeveri, sipas saj, ata kanë qenë “të zënë duke luajtur futboll”, ndërsa vendimet i kanë marrë pa analizë të mjaftueshme, duke nënshkruar dokumente pa i shqyrtuar në detaje.
“Shumë gjynah sinqerisht… Zot, vetëdijësoji që t’i kuptojnë të bërat e tyre”, shkruan ndër të tjera Saliu.
Ky reagim vjen në një kohë kur diskursi publik është i mbushur me kritika dhe përplasje politike, ndërsa qytetarët kërkojnë më shumë përgjegjësi dhe transparencë nga përfaqësuesit e tyre institucionalë.
