VLEN vazhdon me përkushtim maksimal – zv/ministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri paraqet para UNESCO-s progresin e punimeve

Zv/ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, prezantoi para përfaqësuesve të UNESCO progresin e deritanishëm të punimeve, duke dëshmuar angazhimin maksimal të institucioneve në realizimin e projekteve me rëndësi strategjike.

Gjatë prezantimit u theksua se institucionet e udhëhequra nga kuadrot e VLEN po punojnë me përkushtim të plotë për të përmbushur standardet ndërkombëtare, duke garantuar transparencë, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të infrastrukturës.

Ky prezantim para përfaqësuesve të UNESCO-s vlerësohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në dëshmimin e seriozitetit me të cilin po zbatohen projektet, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të VLEN për rezultate konkrete në interes të qytetarëve.

0 Reviews

Write a Review