Shqipja nuk preket, Kuvendi garanton respektim të plotë të gjuhës.

Shqipja nuk preket dhe Kuvendi i vendit garanton respektim të plotë të saj në të gjitha aktet e miratuara.

Sipas të dhënave të publikuara në raportin e “Gazetës Zyrtare” për vitin 2025, 100% e akteve të miratuara nga Kuvendi gjatë vitit të kaluar janë në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Ndërkohë, çështja e përdorimit të gjuhës shqipe ka qenë shpesh temë debatesh politike, ku opozita shqiptare ka ngritur shqetësime të ndryshme rreth zbatimit të saj në praktikë.

Deputeti Adnan Azizi ka reaguar duke theksuar rëndësinë e respektimit të gjuhës shqipe në institucione dhe në jetën publike.