Nikolovski: Bum infrastrukturor në Pellagoni vazhdon

Në Rajonin e Pellagonisë po zhvillohet një bum infrastrukturor, i cili do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Ai këtë e deklaroi gjatë takimit me afaristë nga odat rajonale ekonomike të Manastirit dhe Prilepit, ku u diskutua për projektet aktuale dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Sipas Nikolloskit, investimet infrastrukturore janë kyçe për zhvillimin e Pellagonisë dhe për përmirësimin e kushteve për biznes dhe qytetarët.