Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj procedurave që po zhvillohen ndaj ish-zyrtarit Artan Grubi, duke i cilësuar ato si “hakmarrje të pastër politike” dhe “gjueti shtrigash”.

Ademi ka deklaruar se, sipas tij, nëse ekziston drejtësi në vend, hetimi duhet të mbyllet menjëherë dhe kallëzimi penal të hidhet poshtë.
“Ky është një konstruksion i pastër politik dhe hakmarrje ndaj z. Grubi. Nëse ka pak drejtësi në këtë vend, hetimet duhet të mbyllen dhe kallëzimi penal duhet të hidhet poshtë”, ka deklaruar Ademi.
Ai ka komentuar edhe rolin e koalicionit VLEN në qeveri, duke theksuar se ata tashmë ndodhen në pushtet dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për situatën politike.
Sipas Ademit, procesi ndaj Grubit është i motivuar politikisht dhe duhet të përfundojë sa më shpejt, duke e cilësuar atë si një “gjueti shtrigash” që duhet të marrë fund me mbylljen e hetimeve dhe hedhjen poshtë të kallëzimit penal.
