Një reagim me tone ironike nga kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka tërhequr vëmendje të gjerë në rrjetet sociale. Ai ka komentuar letrën e dërguar nga Ali Ahmeti drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, duke përdorur një gjuhë ironike dhe kritike.

Përmes një statuSejdiu ka vënë në pikëpyetje mënyrën e prezantimit të letrës, duke sugjeruar se në fund të saj do të duhej një sqarim shtesë për identitetin e dërguesit. Me një ton sarkastik, ai ka shkruar se letra mund të përmbyllej me formulimin: “Ali Ahmeti, kryetar i Artan Grubi, ‘blacklist expert’”.
