Blerim Sejdiu homazhe pranë varrit të dëshmorit Shaban Zenuni

Sot, në shenjë nderimi dhe respekti të thellë, u bënë homazhe pranë varrit të dëshmorit të kombit, Shaban Zenuni, për të kujtuar veprën dhe sakrificën e tij për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

Në homazhe mori pjesë kryetari i komunës, Blerim Sejdiu, deputeti i zonës Adnan Azizi, aktori dhe drejtori i teatrit Hasim Memishi, si dhe shokë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë.

 

Të pranishmit vlerësuan lart sakrificën e dëshmorëve të kombit, duke theksuar se kujtimi për ta mbetet i përjetshëm në historinë dhe ndërgjegjen kombëtare shqiptare.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!